Mallakastër, tre të rinj qëllohen në stan pranë arës mbjellë me hashash,...

Mallakastër, tre të rinj qëllohen në stan pranë arës mbjellë me hashash, një i vdekur dhe dy të plagosur

88
0
Shares
Foto Ilustruese

Tre të rinj janë qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mallakastër, e si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në fshatin Ninësh në Fratar, ndërsa ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja.
Viktima është Alfons  Dautaj 22 vjeç nga Patosi dhe mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi të shtënat kanë qenë fatale. Ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Mariglen Luari nga Patos Fshati dhe Riza Fejzo.
Mariglen Luari është transportuar për ndërhyrje të specializuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja është më e komplikuar, ndërsa Riza Fejzo ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve në Fier.
Të tre personat sipas të dhënave të para ishin në pyllin e fshatit  Ninësh të Fratarit, në një stan, kur rreth orës 01:15 janë qëlluar me armë zjarri automatik. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa mësohet se në afërsi të vendit të ngjarjes, është gjetur edhe një parcelë e mbjellë me bimë narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY