Gjermani, qeveria këshillë të pazakontë për turistët gjermanë që do të vizitojnë...

Gjermani, qeveria këshillë të pazakontë për turistët gjermanë që do të vizitojnë Greqinë

69
0
Shares

Duke pasur parasysh krizën aktuale financiare, qeveria gjermane ka dhënë një këshillë të pazakontë në lidhje me Greqinë.
Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të Zyrës së Jashtme Gjermane të dielën më 28 qershor, udhëzonte qytetarët gjermanë që planifikonin të kalonin pushimet këtë verë në Greqi, të merrnin sasi të mjaftueshme parash cash me vete.
Zyra paralajmëroi se personat që kërkonin të tërhiqnin para nga bankomatet në Greqi duhet të përgatiteshin për të pritur një kohë të gjatë në radhë. Gjithashtu tha që bankat greke mund të kenë vështirësi në makineritë e tyre në mbajtjen e eurove.
Zyra këshillonte personat që do të udhëtonin drejt Greqisë që të ndiqnin lajmet dhe të azhornoheshin me informacionet e fundit rreth situatës atje.
Deklarata erdhi një ditë pas bisedimeve të fundit mes ministrit grek të financave, Janis Varufakis dhe kreditorëve të vendit në Bruksel, të cilët dolën pa një marrëveshje konkrete ndërsa Athina shkoi një hap tjetër drejt falimentimit
Gjermania nuk ishte i vetmi vend europian që paralajmëroi qytetarët e saj për të marrë sasi të mëdha parash cash me vete nëse vizitojnë Greqinë. Zyrat e huaja në Britani, Hollandë, Suedi, Danimarkë dhe Finlandë kanë dhënë po të njëjtin mesazh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY