Edhe Paskal Milo presion Edi Ramës për përfaqësim në qeveri

Edhe Paskal Milo presion Edi Ramës për përfaqësim në qeveri

53
0
Shares

Një marrëveshje e kryeministrit  Edi Rama me kreun e Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, e negociuar nga kreu i PDS në momentet e fundit, duke mos pranuar të hynte në koalicion me PS-në në këto zgjedhje pa u zbatuar marrëveshja e zgjedhjeve të 2013, po tentohet të jetësohet . Në takimet e herë pas hershme që Milo pati edhe me kryeministrin Rama, por më shumë me nënkryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u diskutua për ato poste që mund të marrë PDS. Për pasojë PDS mund të ketë një post zëvendësministri që mund të jetë në Ministrinë e Arsimit ose në Ministrinë e Transporteve, si dhe disa drejtorë rajonalë.
Paskal Milo ka bërë të qartë se këto poste nuk i do për veten e tij. Ai nuk do të jetë në asnjë pozicion ekzekutiv. Madje, ka gjetur edhe personat e duhur për këto pozicione, në bazë të kërkesave që ai ka bërë. PDS në këto zgjedhje ka mundur të marrë rreth 20.067 vota, që nënkuptojnë një rritje, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Nuk dihet nëse këto hyrje të reja në ekzekutivin shqiptar do të bëhen në këto muaj të verës apo do të pritet muaji shtator për të rifilluar puna, pas pushimeve të verës. Ndërsa me aleatët e tjerë, marrëveshjet janë për bashkëpunim në nivel lokal, në bazë të rezultateve që secila parti ka marrë në zgjedhjet e 21 qershorit.
Presionet e Paskal Milos për përfaqësim në nivelet e ndryshme të qeverisjes, vijnë në të njëjtën kohë kur edhe PDIU, ka shtuar dozën e kërkesës, për të paktën edhe një post ministror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY