Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Karroca simbolike e Ismail Qemalit vendoset në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë

29/06/2015
Karroca simbolike e Ismail Qemalit vendoset në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Karroca simbolike, me të cilën udhëtoi Ismail Qemali gjatë rrugëtimit të tij drejt Vlorës, në nëntor të vitit 1912, u vendos të dielën në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.
Me këtë rast, në mjediset e këtij Muzeu u organizua një ceremoni për të improvizuar mbërritjen e kësaj karroce me ideatorin dhe Kryeministrin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku ishin të pranishëm qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, gazetarë, artistë etj. Mes të ftuarve ishte edhe zoti Behar Selimi, ish deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish gjeneral i Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarët e Ansamblit Folklorik “Lidhja e Prizrenit”, nga Prizreni.
Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi, e cilësoi eveniment plotësimin e relikeve të këtij objekti, me një element të tillë sikurse është karroca simbolike, që solli në Vlorë Ismail Qemalin, në ato ditë të lavdishme të nëntorit të 1912-ës, për të organizuar Kuvendin Kombëtar dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai falënderoi firmën “Shehaj Metal” që realizoi ndërtimin e karrocës, të ngjashme me atë që shfaqet në filmin “Nëntori i Dytë”, si dhe zotin Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së, që mbështeti realizimin e këtij projekti.
Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe zoti Behar Selimi që u ndal tek rëndësia që ka për të gjithë shqiptarët, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor të vitit 1912.
Ansamblet folklorike “Lidhja e Prizrenit”(Prizren) dhe “Ismail Qemali”(Vlorë), dhanë një koncert për të pranishmit.
Karroca simbolike e Ismail Qemalit, do të qëndrojë në oborrin e godinës së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Në këtë shesh, janë vendosur edhe bustet e anëtarëve të Qeverisë së Pavarësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.