Gjinushi: Konsumi i qeverisë, të majtës i mungojnë 140 mijë vota

Gjinushi: Konsumi i qeverisë, të majtës i mungojnë 140 mijë vota

39
0
Shares

Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi shprehet se të majtës i mungojnë 140 mijë vota nga zgjedhjet e shkuara.
“E majta fitoi bindshëm. Qëllimi i parë në këto zgjedhje është të fitosh kryetarin, se sa ngushtë apo gjerë fiton, kjo pak ka rëndësi. Në një analizë më të hollësishme, duhet të llogarisim sa ka qenë pjesëmarrja, a është ruajtur vota dhe konkluzioni është se mbi 140 mijë votues që votuan të majtën në vitin 2013, nuk kanë shkuar në zgjedhje”, tha Gjinushi në një intervistë për gazetën ‘Panorama’.
Sipas Gjinushit, kjo është një shprehje pakënaqësie ndaj mazhorancës.
“Një diferencë mes të majtës dhe të djathtës në 11 për qind është në minimum, sepse realisht kjo diferencë është 17-18 për qind. Rezulton se në këtë diferencë, PD nuk ka humbur ndonjë votë nga 2013, pothuaj ka marrë votën e saj politike. Firoja është tek e majta, për shkak të konsumit të qeverisë”.
Gjinushi thotë se Lulzim Basha bëri një gafë në këto zgjedhje, pasi nuk ngriti dot një koalicion të paktën me aleatët realë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY