Arben Frroku jashtë Shqipërisë, Apeli Krimeve të Rënda e dënon me burgim...

Arben Frroku jashtë Shqipërisë, Apeli Krimeve të Rënda e dënon me burgim të përjetshëm

49
0
Shares

Gjyakat e Apelit e krimeve ët rënda, ka vendosur sot të prishë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë ët krimeve të rënda, për pafajësinë e Arben Frrokut. Duke pranuar kërkesën e prokurorisë, kjo gjykatë ka vendosur sot, dënimin e Frrokut, me “burgim të përjetshëm”.
Ndëkrohë, mësohet se Arben Frroku, ndodhet jashtë Shqipërisë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda apeloi më se dy muaj më parë, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda vendimin e Shkallës së Parë për pafajësinë e biznesmenit Arben Frroku. Kërkesa për apelimin e vendimit u bazua në dy dëshmi të rëndësishme që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut.
Ky apelim erdhi pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte shpallur të pafajshëm Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Prokuroria për Krime të Rënda i kishte kërkuar gjykatës dënimin e Frroku me burgim të përjetshëm. Prokuroria tha se është provuar se i pandehuri Frroku është njëri prej ekzekutorëve të Lamajt më 24 shkurt të 2013 në Tiranë. Prokuroria e bazoi akuzën e saj në dëshmitarin e mbrojtur, i cili besohet se ka parë automjetin nga u qëllua komisari Dritan Lamaj. Ndërsa Arben Frroku kishte kërkuar pafajësi. Sipas avokatëve, Arben Frroku nuk e ka vrarë Dritan Lamajn, pasi ai nuk ishte në Tiranë në momentin e vrasjes, por rrugës për në Kapshticë.
Vrasja e Dritan Lamaj për të cilën ishte nën gjykim si i akuzuar, Arben Frroku, ka ndodhur në datën 24 shkurt 2013, rreth orës 18:25, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, blloku i banesave “Vasil Shanto” Tiranë, ku kryekomisari u qëllua me armë automatike, brenda në mjetin e tij, tip “Lancia” me targa TR 2564 N. Në momentin që Dritan Lamaj po parkonte mjetin, është qëlluar me breshëri. Frroku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të paidentifikuar më pas është larguar nga vendngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY