DEBATI PLOTË/ Bashkim Fino debaton me Fatmir Xhafajn dhe braktis mbledhjen e...

DEBATI PLOTË/ Bashkim Fino debaton me Fatmir Xhafajn dhe braktis mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

109
0
Shares

Në axhendën e Komisionit të Ligjeve ishte sot edhe ndryshimi në marrëveshjen për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit. Por përfaqësimi i Qeverisë me një inxhinier projektesh, irritoi kryetarin Fatmir Xhafaj.
“Kur njoftohet këtu se do të vijë drejtori, duhet ët vijë drejtori. Niveli i përfaqësimit të ministrisë lë për të dëshiruar gjithmonë. Nuk kam gjë me ju personalisht, por nuk është korrekte…”, u shpreh Xhafaj.
Më i ashpër kolegu i tij Bashkim Fino, që duke e quajtur ofenduese për komisionin një nivel kaq të ulët përfaqësimi, u largua nga mbledhja.
“Unë ka shumë respekt për veten. Ulet shumë niveli i diskutimit të një marrëveshje të rëndësishme, me një inxhinier. Nuk kam gjë me inxhinierin, por në komisione parlamentare vijnë, ministra, zëvendësministra dhe drejtorë të përgjithshëm. Në qoftë se nuk kanë kohë ata, kemi kohë ne, të vijmë dhe ti presim pasdite. Ta shtyjmë seancën për në orën 17.00, ky është propozimi im. Gjithë ky komision, 15 burra, nuk sjell dot ministrin apo zëvendësministrin”, u shpreh bashkim Fino, ndërsa braktisi mbledhjen e komisionit.
fatmri xhafajNdërkohë, më herët, presionet politike ndaj administratës ngjallën debat mes Qeverisë dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Përballë interesit të demokratëve nëse janë marrë masa për të evituar këtë fenomen, ministri Blendi Klosi u mburr duke cituar rezultatin elektoral të mazhorancës së cilës i përket. Ndërsa përfaqësimi i ulët i ekzekutivit për një tjetër pikë të rendit të ditës, irritoi deputetët e mazhorancës.
Ndryshimet në Kodin e Punës politizuan debatin në Komisionin e Ligjeve, ku opozita pyeti ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, nëse janë marrë masa për të evituar presionet dhe kërcënimet ndaj administratës, një shqetësim që demokrati Oerd Bylykbashi theksoi se gjendet edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit.
Ministri Klosi u përgjigj politikisht, duke folur para komisionit mbi rezultatin elektoral të mazhorancës.
Komisioni miratoi të dyja pikat e rendit të ditës, duke ia kaluar seancës plenare të së enjtes.


Debatet në Komisionin e Ligjeve


bbbbbbbFatmir Xhafaj:

Kur njoftohet këtu se do të vijë drejtori, duhet ët vijë drejtori. Niveli i përfaqësimit të ministrisë lë për të dëshiruar gjithmonë. Nuk kam gjë me ju personalisht, por nuk është korrekte…
Bashkim Fino: Unë ka shumë respekt për veten. Ulet shumë niveli i diskutimit të një marrëveshje të rëndësishme, me një inxhinier. Nuk kam gjë me inxhinierin, por në komisione parlamentare vijnë, ministra, zëvendësministra dhe drejtorë të përgjithshëm. Në qoftë se nuk kanë kohë ata, kemi kohë ne, të vijmë dhe ti presim pasdite. Ta shtyjmë seancën për në orën 17.00, ky është propozimi im.
Fatmri Xhafaj: Dakord jam unë, por për arsye se kjo marrëveshje është për seancën e së enjtes, nuk kemi shumë kohë. Gjithë dita sot është me këtë axhentë dhe nuk gjejmë dot kohë tjetër”.
Bashkim Fino: Nuk më intereson fare. Bëj me inxhinierin. Gjithë ky komision, 15 burra, nuk sjell dot ministrin apo zëvendësministrin. (braktis mbledhjen)
Fatmir Xafaj: Herë tjetër kur të vini këtu, vishni ndonjë xhaketë… (ju drejtohet përfaqësuesve të ministrisë)

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY