Fier, vidhte paratë e kontributeve të qytetarëve, arrestohet ish-përgjegjësi i sigurimeve shoqërore

Fier, vidhte paratë e kontributeve të qytetarëve, arrestohet ish-përgjegjësi i sigurimeve shoqërore

55
0
Shares

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për “Vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Laver Sakaj me detyrë ish-përgjegjës i sigurimeve shoqërore. Ky i fundit akuzohet se ka përvetësuar paratë që qytetarët paguanin për kontribute te sigurimet shoqërore.
“Nga Sektori për Krime Ekonomike e Financiare, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, u bë ndalimi për ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal,te ish përgjegjës i sigurimeve shoqërore shtetasit, Laver Xhemal Sakaj, vjec 57, lindur dhe banues nëe Suk-1 bashkia Roskovec. Ky shtetas nëpërmjet shpërdorimit të detyrës ka përvetësuar parat e qytetareve të cilët i paguanin për kontribute të sigurimeve shoqërore, duke mos i arkëtuar’, sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY