LAZARAT/ Dy të arrestuarit Dervish Gaba dhe Elvis Boçi janë dhunuar në...

LAZARAT/ Dy të arrestuarit Dervish Gaba dhe Elvis Boçi janë dhunuar në birucat e paraburgimit

280
0
Shares

Dy të arrestuarit për ngjarjet e ditëve të fundit në Lazarat, Dervish Gaba dhe Elvis Boçi janë dhunuar në birucat e paraburgimit.
Denoncimi ka ardhur sot nga avokatët e tyre, ndërsa gjykimi për masën e sigurisë, është zhvilluar me dyer ët mbyllura, duke mos i lejuar mediat. Ndryshe nga seanca me dyer të hapura e Klodian Selimit, ku u lejuan kamerat e televizioneve, në seancat e veçuara për masën e sigurisë së Dervish Gabës dhe Elvis Boçit, kamerat nuk u lejuan, për të shmangur fokusimin e shenjave të dhunës dhe hematomave, nga dhuna fizike në trupat e dy të arrestuarve.
Disa ditë më parë, mësohet se për shkak të dhunës, dy të arrestuarit u paraqitën për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY