“Verjon 2015”, në Nikël gjelbëron kanabisi, 11 parcela

“Verjon 2015”, në Nikël gjelbëron kanabisi, 11 parcela

76
0
Shares

Ka përfunduar me sukses operacioni “Verjon 2015”, në Krujë ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë I shtetases së: Lumturije Disha, 44 vjeçe,banues në Krujë.
Arrestimi I saj u krye pasi: Nga një kontroll I ushtruar në vendin e quajtur Verjon,Nikel, Krujë u gjetën 11 parcela të mbjella me 1050 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa.

Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë po punohet intensivisht për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi I bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY