Mungon në festë Ben Blushi, “socialistët e Ilirit” mbushin mungesën

Mungon në festë Ben Blushi, “socialistët e Ilirit” mbushin mungesën

61
0
Shares

Deputeti kritik ndaj Ramës, Ben Blushi nuk ka marrë pjesë në festën e 24 vjetorit të reformimit të PS-së.

Para fushatës zgjedhore por edhe gjatë saj ai u përfshi në kritika të ashpra ndaj PS dhe mënyrës se si e drejton atë Edi Rama. Olta Xhacka, deputete e PS tha se mungesa e tij nuk do të thotë s eka përcarje në PS.

Ben Blushi është zyrtari i dytë i rëndësishëm i kësaj partie që nuk merr pjesë në këtë festë. Ish-kryetari i saj Fato Nano po ashtu ka refuzuar të vijë në festimet e përvjetorit të reformimit të kësaj partie.

Por pavarësisht mungesave, kryetari i saj Edi Rama ka folur për zgjerim të partisë. Duke folur për rritjen dhe zgjerimin e PS , kryetari i PS-së, Rama i është drejtuar Ilir Metës me fjalët “socialistët e Ilirit”, ndërkohë që ka deklaruar një numër prej 150 mijë anëtarësh të PS nga 100 mijë që kanë qënë pra pak vitesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY