TELEGRAMI/ Viti 1938, Ministri i Zogut Faik Konica uronte Peshkopin Fan Noli

TELEGRAMI/ Viti 1938, Ministri i Zogut Faik Konica uronte Peshkopin Fan Noli

129
0
Shares

Gazetari i “Zërit të Amerikës” Ilir Ikonomi ka publikuar një telegram urimi të Faik Konicës, në adresë të Fan Nolit.
“Ky telegram, të cilin e kam gjetur në Boston, është një ndër shembujt e shumtë se si mëritë e mëdha mes këtyre dy njerëzve të ditur u shndërruan në respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin”, sqaron gazetari Ikonomi.
Krahas fotos së telegramit, Ilir Ikonomi publikon edhe tekstin e telegramit.
“Një telegram i vitit 1938: Ministri i Mbretit Zog në Uashington, Faik Konica, uron Fan Nolin në Boston me rastin e luajtjes së Uverturës Bizantine, të kompozuar prej peshkopit shqiptar. Telegrami është i datës 27 qershor dhe në të thuhet:
‘Urime të kthiellta për të lojturit e simfonisë Bizantine. Më vjen shumë keq që nuk u ndodha atje. A mund të më shkruani si e gjykoi shtypi? Të fala. Faik Konica’”, shkruan Ilir Ikonomi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY