Tropojë, ktheheshin nga festa, aksidentohen 4 maturantë

Tropojë, ktheheshin nga festa, aksidentohen 4 maturantë

51
0
Shares

Një automjet me të cilin udhëtonin 4 të rinj është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bujanit”. Katër maturantët të cilët udhëtonin me një automjet tip “Ford”, mësohet se ktheheshin nga mbrëmja e maturës, kur për rrethana ende të pa sqaruara, automjeti i tyre është aksidentuar. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari I. Haxhiaj, dhe tre maturantët e tjerë.
Pas aksidentit, të rinjtë janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY