Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën ankimore që kundërshton rezultatin për kryetar të bashkisë Vorë.
Kërkesa e LSI është pranuar nga KQZ, e cila e ka konsideruar atë të vlefshme dhe të paraqitur konform parashikimeve ligjore. Mësohet se KQZ do e shqyrtojë nesër në orën 16.00, kërkesën e LSI-së.
Ankimimi i LSI-së kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në këtë zonë zgjedhore, pasi, sipas saj, në disa qendra votimi ka pasur votues fiktivë.
Në zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë Vorë, në përfundim të numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i koalicionit të djathtë Fiqiri Ismaili. Kandidati i majte, Sallaku, fill pas mbylljes se numërimit te kutive deklaroi se nuk e pranon rezultatin, duke u shprehur se nuk do ta njohë atë dhe do ta ankimonte. Ai mori 7.916 vota, ndërkohë qe Ismaili mori 8.171 vota.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/