Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Belgjikë, arrestohet autori masakrimit të 22 vjeçarit shqiptar, në kërkim edhe një maqedonas

30/06/2015
Belgjikë, arrestohet autori masakrimit të 22 vjeçarit shqiptar, në kërkim edhe një maqedonas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 20-vjeçar belg është arrestuar, si autor i dyshuar i vrasjes së studentit shqiptar Xhuliano Brahimllari, trupi i të cilit u gjet pa kokë, këmbë dhe duar në një çantë në mes të pyllit. Policia belge ka shpallur në kërkim dhe një shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Zhvillimet pozitive rreth hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit nga fshati Dukas i Fierit, erdhën së fundmi, kur gjyqtari Colette Calewaert lëshoi një urdhërarrest natën e së enjtes mes së premtes në ngarkim të shtetasit Vincent D., një banor i Brukselit, i moshës rreth 20 vjeç.
Hetimet nisën pas përgjimit të telefonit të tij dhe një personi tjetër me emrin Denis, i cili besohet se është shtetas nga Maqedonia dhe pas ngjarjes është kthyer në vendin e tij.
Viktima, Xhuliano Brahimllari është vrarë në një apartament në Bruksel, por shkaku i vdekjes së tij është ende i pa përpcaktuar.
Në shtëpinë e Vincent D. u gjet një sasi e vogël droge, por që ishin një sasi e parëndësishme. Vincent D. ka mohuar autorësinë e vrasjes, megjithëse nuk ka bindur në thëniet e tij.
Sipas të dhënave të marra nga telefoni, pasditen e 7 qershorit Xhuliano Brahimllari ka pasur kontakte me Vincent D. Në 24 orët e fundit ata kanë pasur kontakte të shumta me njeri tjetrin. Megjithatë sipas Vincent D. kontaktet e tyre kanë qenë normale.
Vincent D. ka pranuar se një natë para krimit ka qenë në apartament së bashku me Xhuliano Brahimllarin dhe Denis por nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Nga hetimet duket e sigurt se viktima ka vdekur në një apartament në Bruksel. Trupi u masakrua më pas, por vetëm trungu u gjet. Ende nuk ka asnjë gjurmë e kokës dhe gjymtyrëve.
Hetuesit kanë saktësuar se i pranishëm në banesën në Bruksel ishte edhe Denisi, një shtetas maqedonas.
I kontaktuar nga “Lavenir”, Thomas Deshamps, avokati i të akuzuarit, nuk pranoi të komentojë. Trupi i të ndjerit u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve. Mediat belge shkruanin se prej kohësh Xhuliano kishte pasion politikën. Ai ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji dhe jetonte prej vitesh në Belgjikë. Kur ishte 18 vjeç u ndalua, pasi rrahu shokun e tij me shkop bejsbolli. Vitin e kaluar u akuzua për kanabis, por më pas u la i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

18/03/2026
Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

18/03/2026
Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.