Edhe pse të gjitha vendet e Eurozonës janë të përfshira e të angazhuara në zgjidhjen e ngërçit të Greqisë, pesha kryesore e vendimmarrjes rëndon mbi Berlinin. Por, përmes një analize të shkurtër të fakteve të pakundërshtueshme – sipas tij, “Il fatto quotidiano” del në përfundimin se qeveritë gjermane, ato që sot shfaqen si gjykatëset e papërkulshme të Greqisë, janë specialistë në mospagimin e borxheve të tyre.
E kanë bërë tri herë në të shkuarën përgjatë shekullit të kaluar, – thotë e përditshmja italiane. – Pas Luftës së Parë Botërore, hera e dyte ishte më 1953-shin dhe e treta më 1990-n pas bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.
Në vitin 1923, hiper-inflacioni çoi në humbjen e plotë të vlerës së monedhës gjermane, e në mos-aftësinë për të shlyer pagesat e borxhit për dëmet e luftës. Plani amerikan “Dawes”, që imponoi në 1924-n një monedhë të re, e cila duhej t’i lejonte gjermanëve respektimin e detyrimeve edhe falë lëshimit të një huaje gjigante ndërkombëtare.
Duke lëshuar një hua gjigante, 4 vite më vonë pati një tkurrje të kuotave të shlyerjes dhe zgjatje tmerrësisht bujare në 60 vjet të kohës për kthimin e borxhit. Në 1933-shin, pasi fituan zgjedhjet, nazistët iu dhanë fund pagesave të dëmshpërblimit për luftën e parë.
20 vite më vonë, Gjermania sërish vendoset në situatën e mospagimit. Shkurtin e vitit 1953, Konferenca e Londrës vendosi anulimin e gati dy të tretave, apo 62,6 % të borxhit gjerman. Përpos kësaj vjen dhe një tjetër moment zemërgjerësie për zgjatjen e afatit të shlyerjes së pjesës së mbetur të huas, në më shumë se 30 vite.
Marrëveshja u nënshkrua mes Republikës Federale Gjermane dhe 22 vendeve të tjera, një prej të cilave ishte Greqia. Mbërrijmë kështu në episodin e tretë, atë të viteve ’90. Kancelari i atëhershëm i Gjermanisë, Helmut Kohl, refuzoi që në atë periudhë të zbatonte ndryshimet, që iu bënë marrëveshjes së Londrës, në lidhje me borxhin e jashtëm gjerman të ’53-shit.
Sipas pikave të marrëveshjes, me rastin e bashkimit, çështja e reparacioneve gjermane të Luftës së Dytë Botërore duhej që të rregullohej sërish. Kërkesa e vetme, që u bë, ishte që të paguhej një shumë e vogël. Por, me përjashtim të kompensimeve që iu bënë atyre, që kishin qenë në kampet e përqendrimit, Gjermania nuk pagoi asnjë reparacion pas vitit 1990.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Dy_shekujt_e_fundit_kane_falimentuar_83_shtete_4112_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/