Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson risk të ulët për ekonominë shqiptare nga ajo që po ndodh në Greqi
Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin të Financave, Shkëlqim Cani, ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kreu i FMN-së, Nadeem Ilahi tha se “Fondi nuk pret asnjë risk serioz nga kriza grek”.
“Sistemi bankar shqiptar ka likuiditet të mjaftueshëm dhe nuk presim asnjë efekt nga kriza greke që mund të kërkojë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. Duhet thënë se bankat me kapital grek ndër vite kanë humbur ndikimin e tyre të madhe në Shqipëri”, tha Ilahi.
Sa u përket eksporteve, vëllimi i ulët i tyre drejt tregut grek nuk sjell ndikim të madh.
“Vëllimi i eksportet shqiptare drejt Greqisë janë të pakta, dhe kjo nuk pritet të ketë ndikim në Shqipëri, ose ka një risk shumë të ulët”, deklaroi kreu i FMN-së.
FMN thotë se, qeveria ka përmbushur objektivat e caktuar në kuadër të programit, përveç mosrealizimit të të ardhurave fiskale, sipas planit për periudhën janar-maj të këtij viti, ku shkaku kryesor ka qenë ulja e çmimit të naftës.
Edhe ministri Cani përjashtoi efektet nga kriza greke.
“Efektet e situatës greke në ekonominë shqiptare janë nën kontroll. Së pari, sepse ajo që po ndodh në Greqi, nuk është e re. kemi 5 vjet që ekonomia jonë përshtatet me këtë gjendje dhe aktorët ekonomikë shqiptare kanë arritur të përshtasin planet e tyre për investime apo tregtime të tjera”, tha Cani.
Një nga sektorët që mund të preket më shumë nga një dalje e mundshme e Greqisë nga Eurozona, është ai i eksporteve, por edhe këtu ndikimi është i kufizuar.
“Ulja e fuqisë blerëse në Greqi mund të ndikojë në eksportet tona, por është një çështje për t’u parë me kohë. Ne supozojmnë që do të ulet kërkesa për mallrat shqiptare, megjithatë nuk bëhet fjalë për një ndikim të madh pasi kemi vetëm 5.3 për qind eksporte drejt Greqisë”, sqaroi ministri i Financave.
Sa i përket sistemit bankar, Cani ripërsëriti qëndrimet e shprehura më herët nga specialistët dhe nga Guvernatori Sejko.
“Më me rëndësi është për të theksuar diçka për bankat shqiptare me kapital grek, sepse janë banka shqiptare nga ana ligjore dhe janë tërësisht të shkëputura nga bankat mëmë”, tha Cani.
Për ministrin e Financave, ndikimet nuk do të jenë vetëm negative, por do të ketë edhe efekte pozitive, në rastin e skenarit më të keq për atë që po ndodh në Greqi. Cani tha se Ministria, Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe të tjera institucione financiare po ndjekin me kujdes situatën së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të minimizuar çdo risk që mund të shfaqet në këtë drejtim.
Gevernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, garantoi se sistemi bankar është likuid dhe i mirëkapitalizuar dhe se borxhi publik është nën kontrolluar. Sejko deklaroi se sistemi bankar nuk ka asnjë ekzndikim direkt nga kriza greke dhe sigurohet garanci.
“Ambienti i jashtëm paraqitet sfidues por ekonomia dhe sistemi fiannciar i vendit janë në gjendjetë përballojnë edhe goditje sfiduese. Kostot afatshkurtëra që kemi pagaur nga reformat strukturore dhe konsolidimin fiskal i shfaqin përfitimet e tyre pikërisht në momente të tilla Poltika eknomike dhe fianncaire të vndit do të vazhdojnë të orientohen nga filozofia e kujdesit. Ne jemi në gjendje dhe të gatshëm të marrim masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme, deklaroi Sejko. Dëshiroj të siguroj, e vijoi fjalën Sejko, sektorin privat se prespektivat e zhvillimit të ekonomisë shqiptare janë pozitive”.
Duke folur për parametrat financiare në të cilën ndodhet vendi, Sejko deklaroi se, niveli i borxhit është nën kontroll dhe se gjendja financiare e familjeve shqiptare është në përmirësim. Ai kërkoi që bizneset të vazhdojnë sipas planit pa u ndikuar nga gjendja në Greqi.
Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare duhet të mbetet nën potencial dhe inflacioni nën objektivin e BSh-së. Këto zhvillime, tha ai, kërkojnë ruajtjen e kahut stimulues të politikave monetare e makroekonomike dhe të paktën për disa tremujorë në vazhim.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi se me masat e marra janë ulur efektet negative të krizës financiare në Greqi për vendin tonë. Ministri theksoi se për tre muajt e parë të vitit 2014, ka pasur rekord investimesh të huaja në shifrën 258 milionë euro. Ahmetaj foli dhe për krijimin e vendeve të reja të punës duke bërë të ditur se nga shtatori 2013 deri tani janë krijuar mbi 106 mijë vende pune.
“Ekonomia shqiptare ka treguar se është e qëndrueshme dhe mbetet imune nga situata në Greqi. Por, ekonomia ka observuar goditjen nga situata e jashtë ekonomike dhe kjo vërehet nga kërkesat nga jashtë. Kemi ulur ndikimin e efekteve të krizës në Greqi”, tha Ahmetaj. Ministri i Zhvillimit Ekonomik duke folur për parashikimet për rritjen ekonomike, tha se objektivi mbetet thyerja e tabusë së disa viteve për kapërcimin e shifrës 3 %.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/