Arben Frrokut nuk i dihet vendndodhja, në sistemin TIMS nuk është regjistruar

Arben Frrokut nuk i dihet vendndodhja, në sistemin TIMS nuk është regjistruar

61
0
Shares

Arben Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nuk ndodhet në Shqipëri. Nuk dihet se kur është larguar nga Shqipëria pasi sipas hetuesve, Frroku nuk rezulton i regjistruar në sistemin TIMS.  Ai është larguar nga pika  kalimit kufitar Hani Hotit. Dyshohet se Arben Frroku mund të jetë larguar nga territori shqiptar, pa u kontrolluar ose punonjësi i policisë në piken doganore nuk e ka regjistruar daljen e tij.
Ndërkohë  autoritetet tona ende nuk kanë nisur procedurën e shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Arben Frrokut. Prokuroria pritet të dorëzojë në Ministrinë e Brendshmë këtë kërkesë. Veprimi i organeve ligjzbatuese vjen një ditë pas vendimin të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda që e gjeti fajtor biznesmenin në vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY