AGRON TUFA/Kuptimi i mavisë

AGRON TUFA/Kuptimi i mavisë

62
0
Shares

Shkrimtari dhe poeti Agron Tufa ka publikuar një koment te Panorama lidhur em zgjedhjet lokale. Ne kemi shkëputur vetëm një pjes nga ky koment. Titulli është përzgjedhur prej redaksisë së dronit

Zgjedhjet elektorale vendore qershor 2015 i dhanë Shqipërisë nga Jugu në Veri, pothuaj si dy vite më parë, një ngjyresë politike menstruale. Cikli demokratik është thyer dhunshëm prej një trandjeje e shkundullime të panatyrshme, prej së cilës ngjyra e mavisë e ka përfshirë fundekrejt mëmëdheun, mu si një gjymtyrë të gangrenizuar. Mbetet vetëm dilema: do të ketë përmirësim vallë gjymtyra (do t’i mbijetojë gangrenës) apo do të duhet të “amputohet”?

Shqipëria është mavijosur prej një dhune të padukshme, bizare, një dhune të brendshme, që ia ka prishur ciklet e natyrshme demokratike, duke e reflektuar së jashtmi këtë dhunë me teptisjen e mavisë intensive.

Shqipëria ka pësuar trandjen e ciklit të proceseve fiziologjike; thënë ndryshe: Shqipërisë i kanë ardhur “ato”. Në simbolikën e ngjyrës, mavia është “simbol diversioni”, “harmoni e kontradiksionit” (Nikola i Kuzanit), “mashtrueshmërisë së jetës tokësore, mirazhit” (Hosrov-i), ndjesi e shqetësimit “ngjyrë e gjallë, por e pahareshme” (Goethe), “një tingull i sëmurë, diç e shuar dhe pikëllimtare, që i përgjigjet tingëllimës së fagotit dhe fyellit” (V. Kandinski) etj.

Sa përputhshëm tingëllojnë këto përkufizime simbolike me epideminë e mavisë politike që ka kapluar Shqipërinë! Me dy-tre rriska qiejsh blu në skaje, kromatika politike e Shqipërisë po shkon drejt kapitullimit dhe nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme harta jonë me blu mund të ketë mbase vetëm liqenet dhe vijën bregdetare, gjykuar kështu nga modelet e rezultateve ala-komuniste të disa qyteteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY