DOSJA E ZGJEDHJEVE/ Rastet e kërcënimit të kandidatëve dhe zgjedhësve të opozitës

DOSJA E ZGJEDHJEVE/ Rastet e kërcënimit të kandidatëve dhe zgjedhësve të opozitës

62
0
Shares

“Kandidatët e opozitës u kërcënuan që nga mbyllja e bizneseve, dhunimi i të afërmve e deri me jetë në mënyrë që të tërhiqeshin nga gara. Kemi bërë publike prova dhe fakte që votues të opozitës u ndaluan për të votuar, u terrorizuan dhe u rrahën në ditën e zgjedhjeve nga bandat dhe individë me precedentë kriminalë. Kemi mbledhur gjithashtu qindra raporte të kartave të identitetit të ‘blera’ ose ‘mbajtur’ nga votuesit e mundshëm të opozitës deri në ditën pas zgjedhjeve, për të pamundësuar votimin e tyre.
Janë raportuar më shumë se 500 raste familjesh të kërcënuara me jetë në mënyrë që të dorëzonin kartat e identitetit dhe nëse ky fakt do të bëhej publik në media ata u kërcënuan se do t’u rrëmbeheshin fëmijët”, u shpreh sot kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar ët PD-së.
Sipas tij presion i jashtëzakonshëm është ushtruar ndaj punonjësve të administratës.
“Ne e dimë e duhet ta dimë; dyshja Rama-Meta dhe bandat që u angazhuan në këto zgjedhje prisnin një rezultat tjetër, prisnin, pse jo, zvogëlimin deri në zhdukje të  PD-së dhe qendrës së djathtë, që është ëndrra e tyre e vjetër, ashtu siç kishte paralajmëruar kreu i ekzekutivit, Edi Rama, kur deklaronte lart e poshtë se  të djathtën e vërtetë e kishte në koalicionin e tij! Por pavarësisht skemës kriminale për t’i marrë frymën opozitës, pavarësisht manipulimeve, blerjes së votave dhe marifeteve që do të jenë objekt i betejës sonë të re juridike dhe politike, Partia Demokratike dhe opozita u rrit në këto zgjedhje”, vijoi kreu i PD-së.
“Vetëm Edi Rama gëzohet dhe eglendiset me një fitore të damkosur nga vjedhjet dhe manipulimet, që as ia ka njohur as ka për tia njohur si të ndershme asnjë institucion dhe vend mik. Vetëm Edi Rama guxon të festojë pazarin dhe ankandin e zgjedhjeve  nën qeverisjen e tij, një  njollë turpi që vendit do t’i duhet kohë dhe punë për ta  hequr”, u shpreh më tej Basha.
Sipas Bashës, zgjedhjet ishin një problem qëkurse dyshja Rama – Meta e futi në sistem blerjen e votës. Por sot, në dritën e manipulimeve të mëdha të evidentuara edhe nga ndërkombëtarët, zgjedhjet kanë dalë në pahun e kohës si problemi më madhor që ka vendi.   
“Përballja me këtë problem, duke bashkëpunuar ngushtë me miqtë  dhe partnerët tanë,  është  beteja jonë e re. Është detyra jonë e dorës së parë të punojmë;
– Për të nxjerrë në dritë të plotë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve.
– Për ta ndarë këtë të vërtetë ashtu siç është, me opinionin publik e partnerët ndërkombëtarë.
– Për të konceptuar një reformë zgjedhore që do të mundësojnë e garantojë shpëtimin e votës dhe zgjedhjeve nga pabarazia, blerja, vjedhja, tjetërsimi etj dhe që do të garantojë përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në qeverisjen vendore dhe atë qendrore”, shtoi Basha.

Rastet e kërcënimeve të kandidatëve dhe zgjedhësve të opozitës

– Kandidati i Partisë Demokratike në Pogradec që u kërcënua me jetë përmes një mesazhi.
– Kandidati në Pukë u kërcënua në ambientet publike.
– Kandidati në Kamzës u kërcënua kur në drejtim të tij u qëllua me armë zjarri.
– Kandidati i Vaut të Dejës u kërcënua kur një punonjës policie qëlloi në drejtim të vëllait të tij.
– Kandidati i Cërrikut u kërcënua kur dy nipërit e të cilit u goditën barbarisht në sulme të veçuara.
– Kandidati i Vorës u kërcënua kur e gjithë makineria shtetërore u investua për ta shantazhuar
– Ka pasur raste kërcënimesh me jetë ndaj kandidatëve për këshillin Bashkiak si në Delvinë, arkitektit Pandi Zhonga
– Në Malësi të Madhe deputeti Sterkaj, nxori armën gjatë procesit të numërimit të votave më 23 Qershor, brenda Qendrës së Numërimit të Votave të KZAZ-së Nr. 1 .
– Shërbimet e detyrueshme nga entet publike u kushtëzuan për qytetarët me votën për koalicionin qeveritar. Rast flagrant është dhënia e kempit në këmbim të votave në Dibër.
– Në Gramsh, familjet e varfra janë kërcënuar me ndërprerjen e ndihmës sociale dhe ato më vulnerabël në zonat rurale, me ndërprerjen e energjisë elektrike, nëse nuk votonin për kandidaten socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY