TRENDY/ “Do ta lë shkollën se kam prapanica të bukura …!”

TRENDY/ “Do ta lë shkollën se kam prapanica të bukura …!”

420
0
Shares

Prindërit do çmendeshin sikur vogëlushja e tyre të ectë në rrugë kështu e veshur por është e kotë të lavdërohesh se kjo gjë nuk do të ndodh kurrë me fëmijën tënd. Dardha e ka bishtin mbrapa!
Një studente amerikane që studionte për t’u bërë veterinere po mendon seriozisht të lë universitetin dhe t’i kushtohet karrierës së modelimit. “Shkaku” i largimit nga universitetit si është pranon edhe vetëm ajo është fotografia që  postuar në Instagram. E pëlqyer kaq shumë  nga ndjekësit në rrjetin social dhe pastaj si për vë vulen e “suksesit” kur foton e pëlqen një basketbollist i njohur në SHBA si Lebron James Cleveland.
Studentja duket qartë që ka kohë që e mendon, aq më shumë kur sheh Kim Kardashian dhe motrat e saj që me vithe e gjoks janë bërë të famshme. Ajo shkruan  se kjo është një shenjë nga Zoti, që t’i përkushtohet modelimit, kjo e gjitha falë trupit  dhe komenteve intriguese.
Por modele të tilla i kemi kopjuar edhe ne, Shkëndija dhe “Kallashi” ka kohë që shesin foto me prapanicat e tyre e qindra vajza, e  adoleshente nuk rrinë dot pa i kopjuar dhe provuar veten duke nxjerr asetet e tyre fizike në tregun social, madje dhe media vetë nuk i shpëton dot kësaj joshje që sjell lexues. (Apo varfëria pastaj që bën të veten si gjithmonë, se edhe kur kopjojmë, kopjojmë gjithë vulgaritet.)
Pra, njerëz mos u mërzisni kur goca të lërë universitetin se ka  b… të bukura dhe nuk ka aspak turp të jetoj me to. Ne vetë në një mënyrë a tjetër po i nxisim ato duke i ndjekur pafund në rrjetet sociale. Të ruajmë mendjen tonë dhe të fëmijëve, sepse një ditë të vjen goca dhe të thotë se do të lërë shkollën se ka b…të bukura. E di, e di çfarë do thoni të tërë: “Larg qoftë, goca ime nuk është nga ato”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY