Topalli, llogari Bashës për kryetarët lokalë. Fufi llogari Topallit për Lefteri Luzin

Topalli, llogari Bashës për kryetarët lokalë. Fufi llogari Topallit për Lefteri Luzin

52
0
Shares

Takimi i Bashës me deputetët sot ka qënë në përgjithësi i qetë dhe me më pak nervozizëm se sa në rrjetet sociale fill pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Megjithatë një debat mes Topallit dhe Bashës dhe më pas mes Fufit dhe Topallit është regjistruar kur media ka lënë sallën.

Topalli fillimisht ka regjur mbi qëndrimin e Bashës pas zgjedhjeve teksa ka deklaruar se PD ka bërë një hap të madh përpara:

Topalli: Nuk është normale që të deklarosh se PD ka bërë hap të madh përpara kur ne kemi humbur. Nuk ke pse i fshihesh humbjes. Kjo nuk është mirë as për bazën e partisë. Është shumë më mirë ti përmbahesh faktit se ne humbëm zgjedhjet sepse zgjedhjet nuk kishin standarde, u manipuluan, u vodhën , u shitën.

Basha është shprehur se sapo e thashë që përgjegjësine e nis nga vetja.

Por Topalli ka vijuar duke thënë se deklarata e kryetarëve lokalë kundër deputetëve nuk është normale dhe kryetari i PD-së duhet të distancohet prej tyre. “Më kujtoi sharje dhe fyerjet në kohën kur unë linda armike”, tha Topalli.

Më pas ka ndërhyrë edhe deputeti Mhill Fufi i cili ashtu si shumë demokratë ia ka vënë fajin Topallit për zgjedhjen e Lefterije Luzit në krye të KQZ pasi më parë ishte drejtoreshë në Kuvend kur Topalli ishte kryetare.“Duhet gjetur përgjegjësi se kush e çoi Lefterie Lleshin në krye të KQZ-së. Ajo është palë me pushtetin dhe për këtë duhen dhënë shpjegime”, ka thënë Fufi i cili e vuajti më shumë se të tjerët anësinë e Luzit në KQZ teksa refuzoi vëllain e Fufit për kandidat në Lac.

Deputetja Mesila Doda nuk ka marre pjese ne mbledhjen e grupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY