Europa twitter Tsipras: Flasim pas referendumit. Greqia, e vetme deri të hënën

Europa twitter Tsipras: Flasim pas referendumit. Greqia, e vetme deri të hënën

55
0
Shares

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë vendosur pasditen e së mërkurës që të mos zhvillojnë më bisedime me Greqinë deri në shpalljen e rezultateve të referendumit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri sllovak, Peter Kazimir pas një takimi të zhvilluar në Bruksel. “Eurogrupi vendosi unanimisht që të presë rezultatin e referendumit grek para se të zhvillohen bisedime të mëtejshme”, ka thënë Kazimir.

Përmes një postimi në rrjetin social twitter, ai është shprehur: “Të mos vendosim karrocën përpara kalit”.

Ndërkohë Kancelarja Angela Merkel në përgjigje të letrës së Tsipras sot në mëngjes deklaroi se “Nuk ka negociata për ndihma të reja para referendumit në Greqi. Athina nuk i ka respektuar plotësisht detyrimet e saj, edhe pse dyert për negociata mbeten të hapura”. “Jo kompromisit me çdo kusht”, ka shtuar ajo.

Nga Berlini, edhe kryeministri italian, Matteo Renzi e ka vlerësuar si veprim të gabuar mbajtjen e referendumit grek mbi kushtet e BE-së.

“Me kancelaren Merkel kemi folur gjatë për Greqinë dhe kemi rënë dakord se referendumi është një gabim”, ka thënë Renzi.topchannel droni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY