PS, kongres në dhjetor. Blushi nuk shkon në takimin me Ramën

PS, kongres në dhjetor. Blushi nuk shkon në takimin me Ramën

56
0
Shares

Partia Socialiste do të mbajë më në fund Kongresin e saj në dhjetor të këtij viti. Kryetari i partisë Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen grupit parlamentar të PS-së se PS do t’i nënshtrohet një ristrukturimi në të gjitha forumet e saj duke u shndërruar në një parti të re deri në vitin 2017. Kongresi shërben ndërkaq që të dizajnojë strukturat drejtuese në qendër sipas formatit që pritet të ketë partia deri në 2017 sipas projeksionit të kryetarit.

Ende nuk dihet nëse kongresi i dhjetorit, përvec strukturave do të zhvillojë edhe votimet për kreun e partisë.

Në të njëjtën mbledhje Rama ka deklaruar se ata drejtorë që nuk siguruan fioren e kandidatëve të majtë në zgjedhjet lokale do të largohen. Ky ka qenë një paralajmërim që Rama në fakt e ka bërë para se të fillojë fushata gjatë një takimi me administratën publike dhe struktura të PS dhje LSI në Shkodër.

Deputeti Ben Blushi ka munguar në takimin e grupit. Ai nuk ka qenë prezent as në fushatën elektorale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY