Prokurorët holandezë në Tiranë për zbardhjen e vrasjes së trefishtë te “Zogu...

Prokurorët holandezë në Tiranë për zbardhjen e vrasjes së trefishtë te “Zogu I”

60
0
Shares

Vrasja e trefishtë në Bulevardin “Zogu i Parë” më se një muaj më parë, në 27 maj 2015, ka sjellë në Tiranë një grup prokurorësh nga Roterdami i Holandës. Burimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se prokurorët holandezë kërkojnë informacion për krimin e rëndë ku viktima mbetën Mentor Lufi (Doçi), miku i tij Gerti Goxhaj dhe  Besnik Sulku. Dyshohet se ngjarja e ndodhur përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të ketë si motiv hakmarrjen e familjes Sulku, për vrasjen e djalit të tyre, Durim Sulku në Roterdam të Holandës.
Prokurorët e huaj kanë pasur një takim me prokurorët e Krimeve të Rënda dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ku kanë diskutuar lidhur me ngjarjet e ndodhura në të dyja shtetet, pasi dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Diskutimet përfshijnë edhe mundësinë e krijimit të një ekipi të përbashkët hetimor, që të funksionojë edhe në të ardhmen.
Gjatë takimeve, prokurorët shqiptarë dhe holandezë kanë shkëmbyer informacione të rëndësishme, që do t’u shërbejnë për zbardhjen e krimeve.
Prokurorët nga Roterdami do të qëndrojnë disa ditë në Tiranë dhe pritet të marrin në pyetje dy vëllezërit Markeljan e Klejvi Doçi, të cilët dyshohen jo vetëm për vrasjen e Besnik Sulkut në Tiranë, që u qëlloi në sy xhaxhanë e tyre, Mentor Doçi Lufi, por edhe për ekzekutimin në Roterdam të Durim Sulkut. Gjithashtu, prokurorët do të pyesin edhe një tjetër të arrestuar për ekzekutimin e trefishtë në Tiranë, Salvatore Letizia-n, i dyshuar si pjesëtar i një klani mafioz i lidhur me Camorra-n.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY