Papa Francesku lutet: Jam pranë popullit grek, t’i shpëtohet dinjiteti

Papa Francesku lutet: Jam pranë popullit grek, t’i shpëtohet dinjiteti

84
0
Shares

Më parë dinjiteti i njerëzve, pastaj të tjerat!
Papa Francesku flet në atmosferën e bisedimeve të ethshme, që vijojnë ndërmjet Greqisë dhe Bashkimit Evropian, me synim, shmangien e “default” (paaftësisë për të paguar)  të vendit helen, për t’i shprehur solidaritetin mbarë popullit e për të kujtuar rendin e përparësive.
greku lutet1“Lajmet, që vijnë nga Greqia, pohon në një deklaratë drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federico Lombardi, krijojnë shqetësim për situatën ekonomike e shoqërore të vendit. Ati i Shenjtë dëshiron që  mbarë populli helen ta ndjejë afërsinë e tij, duke menduar posaçërisht për familjet e vëna në një sprovë kaq të rëndë nga kriza njerëzore e shoqërore, tejet e  ndërlikuar dhe e ndjerë thellë”.
“Dinjiteti i njeriut, përfundon deklarata, duhet të mbetet në qendër të çdo diskutimi politik e teknik, ashtu si dhe në marrjen e vendimeve të përgjegjshme. Papa Francesku i fton të gjithë besimtarët të mblidhen në lutje, për të mirën e popullit të dashur grek”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY