Durrës, “Azili” prangos dy vëllezër, trafikuan 100 persona në Gjermani

Durrës, “Azili” prangos dy vëllezër, trafikuan 100 persona në Gjermani

61
0
Shares

Në vijim të operacioneve për parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Sektori për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azili”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Besnik Gjoka 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe Shaban Gjoka 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Arrestimi i tyre u bë sepse pas një hetimi 3 mujor Seksioni për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë e Policisë  Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Krujë,kanë dokumentuar se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar rreth 100 shtetas në Gjermani, me qëllim për të përfituar azil duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Pjesa më e madhe e personave të larguar kanë pasur problem me vendet në Zonën “Shengen”.
Të arrestuarit,me anë të mjeteve të tyre i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri në 1500 Euro për person.
Për këta dy persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë”Arrest me burg”për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, në bashkëpunim parashikuar në nenet 298 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY