Një vend ku nuk duhet fshehur automatiku: soleta e banjës

Një vend ku nuk duhet fshehur automatiku: soleta e banjës

49
0
Shares

Dje, pas informacioneve të marra në rrugë operative,  efektivat e policisë  së Kurbinit, bënë arrestimin  në flagrancë  të Sulejman Mera, vjeç 51, banues Gjorëm, Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi,  në orën 17.00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në soletën e banjës, u gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 (një) automatik M-56, 7.62 mm, 1 (një) krehër automatiku me 29 fishekë M-56, 7.62 mm, të vendosur në armë, të cilat i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin  për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, neni 278/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY