Sali Berisha bën thirrje: Shqiptarët të ngrihen në revolucion demokratik

Sali Berisha bën thirrje: Shqiptarët të ngrihen në revolucion demokratik

46
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ju bëri thirrje shqiptarëve sot nga foltorja e Kuvendit, për tu ngritur në një revolucion demokratik.
Sipas tij, shkaku i kësaj thirrje lidhet me zgjedhjet të cilat i cilësoi si të shkatërruara nga klika në pushtet.
Po hyjmë në këtë sallë për një funeral, në seancën  funeralit të votës së lirë, që një klikë i shkatërroi ato në mënyrën përfundimtare në mënyrën më të papërgjegjshme. Jam i vetëdijshëm se krenarët i dhanë goditjen e fundit demokracisë. Këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë në 23 vjet u udhëhoqën nga bota e krimit. Edi Rama emëroi në Kavajë, Krujë e gjetkë, kriminelë të damkosur si kryetar e këshilltarë bashkiakë. Fytyra e këtyre zgjedhjeve ishte faqja e zezë e krimit. Si kurrë ndonjëherë, përfaqësues ndërkombëtarë u ngritën kundër këtyre kandidaturave. E liruat Arben Frrokun për votat në Pukë, por shpirti i komisariatit të vrarë do ju ndjekë gjithë jetën. Zgjedhjet e tjera qeveria do të ketë kandidatë, kriminelët më të damkosur të rajonit”, vijoi Berisha.
Më pas ai artikuloi thirrjen për revolucion.
“Thirrja ime për qytetarët shqiptarë, ngrihuni në një revolucion demokratik, sepse një revolucion i tillë mund ti vërë fre ngritjes së krimit në nivelin qeveritar. Sot është 2 korriku, dita e heronjve të ambasadave. Ata që thyen murin e Berlinit në Tiranë e bënë atë për lirinë, por sot bijtë e tyre, po bëjnë të njëjtën gjë me votën tuaj. Këto ishin zgjedhjet më të pabarabarta. Mbi zgjedhësit vërshuan paratë e drogës”, u shpreh midis të tjerave Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY