Stresi, zbulohet dosja që çoi në gjykatë reperin e njohur

Stresi, zbulohet dosja që çoi në gjykatë reperin e njohur

136
0
Shares

Arkimed Lushaj sic njihet me emrin e tij publik Stresi do gjykohet në gjendje të lirë në gjykatën e Tiranës më 8 qershor. Droni ka mundur të zbulojë dosjen që do të vihet përballë tij lidhur me akuzën për «Mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publike » dhe te «Drejtimit te automjeteve ne menyre te parregullt».

stresi procedimi

Por ndryshe nga sa është thënë deri tani Stresi në kontaktin me policinë nuk ka qenë i dehur.

Ja cfarë konstaton dokumenti i prokurorisë:

“ Ne daten 31.01.2015 rreth ores 05.00 shtetasi Arkimed Lushaj ka qene duke qarkulluar automjetin targe AA 866 FO ne Rrugen e Laprakes. Ne kete kohe policia e shtetit i ka bere thirrje per ndalim por ky nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar rrugen. Ne vendin e quajtur Lokal “Amsterdam”, shtetasi Arkimed Lushaj eshte ndaluar nga policia gjyqesore. Arkimedi nuk ka pasur patente per drejtimin e automjetit dhe per kete fakt eshte konstatuar nga policia gjyqesore. Shtetasi Arkimed Lushaj eshte shoqeruar me pas per ne Komisariatin e Policise nr.3 Tirane. Arkimedi ka qendruar njefare kohe ne Komisariatin nr.3 Tirane dhe me pas eshte larguar vete. Ky shtetas nuk i eshte bindur urdhrit te punonjesit te policise dhe nuk ka ndaluar kur i eshte dhene urdher per te ndaluar.

Nga shkresa me nr.2533/1 prot dare 26.02.2015 e Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor rezulton se shtetasi Arkimed Lushaj nuk është i pajisur me leje për drejtimin e automjeteve.
Nga procesverbali i verifikimit me tub alkoli i dates 31.01.2015 rezulton se shtetasi Arkimed Lushaj nuk ka perdorur pije alkolike”.

Prokuroria megjithatë e mbështet akzuën e saj në dëshmitë e 6 policëve dhe një dëshmitari si dhe në 4 procesverbale të policisë. Sipas prokurorisë edhe vet dëshmia e Stresit është material për të mbështetur akuzën e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY