Kukësi fiton ndaj bjellorusëve, Laci barazim me Inter Baku, ndërsa Partizani humb...

Kukësi fiton ndaj bjellorusëve, Laci barazim me Inter Baku, ndërsa Partizani humb në Norvegji

58
0
Shares

Skuadra e Kukësit ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj skuadrës bjelloruse Torpedo Zhodino në ndeshjen e parë kualifikuese për Europa League.

Shqiptarët kaluan në epërsi të hershme kur Jean Carioca gjeti rrjetën kundërshtare pas dhjetë minutash, gol që ishte i vetmi i shënuar në pjesën e parë.

Të njëjtën gjë Kukësi bëri edhe në pjesën e dytë, duke shënuar nëntë minuta pas rifillimit të ndeshjes, kësaj here me anë të Pero Pejic (54’).

Torpedo Zhodino u rendit në pozitën e katërt në edicionin e fundit në Superligën bjelloruse, derisa aktualisht rreshtohet i nënti në tabelë, pas tre rundesh të sezonit të ri në këtë vend.

Një tjetër skuadër shqiptar që merr pjesë në garën evropiane, Laçi, ka barazuar ndaj një skuadre të fuqishme si Inter Baku.

Skuadra shqiptare ishte në avantazh në pjesën e parë të takimit falë golit të Agim Meto (20’), por nuk arriti ta ruajë atë duke pranuar një gol me të filluar pjesa e dytë (Nika Kvekveskiri, 47’).

Ndeshja e kthimit e Laçit do të zhvillohet pas një jave në Baku të Azerbajxhanit, derisa Kukësi do të udhëtojë në Bjellorusi po të njëjtën ditë.

Ndërkohë sonte në Europa League luajti edhe Partizani që përballet me FC Stroemsgodset në Drammen të Norvegjisë duke humbur ndehsjen në rezultain 3-1. Vetëm tre minuta pas shënimit të golit të dytë nga Stromsgodset, Partizani ka shkurtuar diferencën e golave. Ka qenë Fazliu që ka marrë një asist nga Raçiç duke shkurtuar diferencën në minutën 69.

Partizani ka pësuar edhe një gol tjetër në ndeshjen në transfertë ndaj Stromsgodset. Goli u shënua në minutën 66 nga Ogunjimi. Ndërsa në minutën 21 të takimit, të kuqtë janë ndëshkuar nga Vilsvik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY