TIMS është kusht për lëvizjen pa viza, ministri Tahiri publikon skandalin: Sistemi...

TIMS është kusht për lëvizjen pa viza, ministri Tahiri publikon skandalin: Sistemi TIMS mund të bjerë

60
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar sonte në tv Klan një fakt që mund të ndërlikojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve të Shengenit. Ministri tha se sistemi TIMS, mund të bjerë dhe atëherë polici e bën regjistrimin me dorë.

Duke shpjeguar faktin se pse Arben Frroku nuk ishte regjistruar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Tahiri ndërkohë bëri edhe deklaratën përmes të cilave mund të gjykohet rreth cilësisë së kontrollit të kufijve nga Shqipëria.

“Zoti Frroku mori një vendim pafajësie nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ishte i lirë të lëvizte edhe jashtë shtetit. Policia ka bërë kontrollin e mjetit, statusit të tij, regjistrimin e të gjithë procedurës. Është lejuar të iki. TIMS-i në pikat kufitare të veriut nuk ka funksionuar. Ndodh që sistemi TIMS mund të bjerë”, ka thënë Tahiri.

Regjistrimi me dorë është kontrolli naiv që policia mund të bëjë në kufi. Në mungesë të sistemit TIMS nuk mund të kontrollohen të dhëna të tjera për individët, përvec pasaportës në mënyrë përshkruese.

Vendet kufitare të BE-së, ndalojnë qarkullimin nëse ndodh ndonjë problem me TIMS. Kjo ka ndodhur disa herë në kufijtë tanë me Greqinë.

Prej sonte lindin disa pyetje. Kush hyn dhe del nga vendi kur bie sistemi TIMS?

A ka ndonjë shënim , hetim dhe procedim lidhur me rënien e sistemit?

TIMS ka qënë një nga kushtet e heqjes së vizave me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY