Kriza greke, emigrantët shqiptarë tërheqin depozitat, disa kthejnë fëmijët në Shqipëri

Kriza greke, emigrantët shqiptarë tërheqin depozitat, disa kthejnë fëmijët në Shqipëri

59
0
Shares

Gazetari Robert Goro ka raportuar nga Athina për situatën në Greqi. Duke e bërë këtë raportim për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, me temë “Utopia në horizont”, me fokus krizën në Greqi, Goro tha se, “vazhdon pasiguria e madhe. Referendumi ka futur një përçarje të madhe mes qytetarëve grekë dhe ky është çmimi më i madh që do të paguajë Greqia pavarësisht rezultatit të referendumit. Ajo që është shqetësuese, është angazhimi i qeverisë greke për të mbrojtur jo në referendum. Po përdoret gjithë struktura qeveritare në favor të qëndrimit të Syriza-s në referendum”, ka deklaruar Goro.
robert goroAi ka shpjeguar se në Greqi vijojnë manifestimet.
“Ajo që presin të gjithë me zemër të ngrirë është rezultati i referendumit. Një sondazh i fundit ka treguar se do të dominojë përgjigjia ‘po’ për Greqinë në zonën e Euros dhe BE-së”, ka thënë Goro.
Ndërkohë gazetari Robert Goro, ka bërë ët ditur se, emigrantët shqiptarë të frikësuar, një pjesë kanë tërhequr depozitat.
I pyetur nga moderatori Rakipi për depozitat e emigrantëve shqiptarë në banka, gazetari Goro shpjegoi se, “një pjesë e shqiptarëve i kanë tërhequr paratë. Ndërsa një pjesë e tyre, të frikësuar se mos situata përshkallëzohet pas referendumit, po i dërgojnë fëmijët në Shqipëri. Të gjithë skenarët janë të mundshëm, por mendohet se do të dominojnë skenarët pozitivë. Edhe në rast se referendumi do të thotë jo, ajo që do të ndodhë është një zgjatje e krizës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY