Meta: Dega e LSI-së në Pogradec do të shkrihet

Meta: Dega e LSI-së në Pogradec do të shkrihet

78
0
Shares

Ilir Meta thirri sot mbledhjen e kryesisë së partisë për të analizuar rezultatin e 21 Qershorit, të cilin Meta e vlerësoi si tejet të suksesshëm për LSI-në, me përjashtim të Pogradecit.
Meta sqaroi se me analizën që do të fillojë duhet të diagnostikohen të gjitha problemet, duke përmendur sjellë si shembull rastin e Pogradecit, për të cilin tha se do të ketë një riorganizim nga e para të të gjithë degës. Meta paralajmëroi ngritjen e Komitetit të ri organizator për Pogradecin.
“Do të diagnostikojmë të gjitha ato probleme që e kanë penguar LSI-në të arrijë performancën e duhur, në nivel lokal, duke parë performancën në nivel kombëtar. Analiza duhet të fillojë nga vetja. Për Pogradecin nuk do fillojmë me analizë por riorganizim nga e para në të gjithë degën. Një rezultat që nuk mund ta pranojmë. Strukturat na sollën një zhgënjim të madh, jo zhgënjim në raport me ne por qytetarët. Komitet të ri organizator për LSI-në e Pogradecit nga java tjetër”, u shpreh Kreu i LSI-së.
Midis të tjerave Ilir Meta deklaroi se opozita u përpoq të cenojë procesin zgjedhor të 21 Qershorit dhe për këtë, LSI, forca politike që ai drejton, kishte paralajmëruar më herët publikun dhe ndërkombëtarët.
Kreu i LSI përgëzoi kandidatët fitues në këto zgjedhje dhe punën e bërë nga degët e LSI-së në bashkitë ku kjo forcë ka rezultuar fituese. Meta tha se LSI ka arritur të më shumë se dyfishojë votat nga zgjedhjet e 2011.
Më tej Meta, deklaroi se tashmë është koha për analiza për procesin zgjedhor të 21 qershorit, duke vënë në dukje humbjen e LSI-së në disa bashki. Ai shtoi se tashmë është koha që LSI të hapet, nisur edhe nga prurjet e shumta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY