Provat e PD nuk e bindin Lefterinë, KQZ rrëzon kërkesën për ripërsëritje...

Provat e PD nuk e bindin Lefterinë, KQZ rrëzon kërkesën për ripërsëritje zgjedhjesh në Kurbin

67
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot poshtë kërkesën e PD-së për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në Kurbin. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, ka qenë sërish kryetarja e KQZ-së Lefteri Luzi, e cila vendosi të që të rrëzojë kërkesën e PD.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesën e PD-së për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e zhvilluara në Bashkinë e Kurbinit.
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti tha se një shkelje flagrante në këtë zonë ishte fakti se një prej anëtareve të KZAZ-së, e cila funksionoi me katër anëtarë, kishte burrin kandidat për këshillin bashkiak. Kjo sipas Kodit Zgjedhor është e palejueshme dhe duhej që komisionerja të jepte dorëheqjen.
Ndërsa Ivi Kaso theksoi se “persona të paautorizuar kanë marrë në dorëzim materialet zgjedhore për qendrat e votimit, pa procesverbalet përkatëse.
Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj tha se kërkesa e Partisë Demorkatike për pavlefshmëri në Kurbin është e pabazuar. Partia Demokratike duhet ta kërkonte që në fillim largimin e komisioneres që ka burrin kandidat.
PD kishte regjistruar fillimisht Altin Bibën si kandidat për kryetar në Kurbin, por dy javë më pas ai dha dorëheqjen. Në këto kushte PD propozoi Ilir Pjetrajn, vëllai i deputetit Mhill Fufi, por kjo nuk u pranua as nga KQZ-ja dhe as nga Kolegji Zgjedhor. Në këto kushte demokratët vendosën të bojkotojnë zgjedhjet si për kryetar të Bashkisë së Kurbinit, ashtu edhe për Këshillin Bashkia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY