Greqi, 50 mijë turistë anulojnë çdo ditë pushimet

Greqi, 50 mijë turistë anulojnë çdo ditë pushimet

55
0
Shares

Turizmi në Greqi po merr një goditje të fortë, në zemër të sezonit. Statistikat tregojnë se çdo ditë, rreth 50 mijë turistë anulojnë pushimet e tyre në këtë vend. Shqetësimi kryesor për ta është vendosja e kontrollit mbi kapitalin. Në bankomate nuk ka para. Limiti i tërheqjes së parave ka boshatisur edhe raftet e supermarketeve, pronarët e të cilëve e kanë të vështirë t’i rimbushin me të njëjtat ritme që ato zbrazen.
Këtë situatë e pranon edhe Kreu i Dhomës Greke të Tregtisë, Constantine Michalos.
“Deri më tani ka pasur shumë anullime, nga turistë që kishin planifikuar të vizitonin Greqinë. Kjo nuk më pëlqen, por i kuptoj shqetësimet e tyre. Vendosja e kontrollit të kapitalit në zemër të sezonit turistik është politikisht kriminale”, shprehet Constantine Michalos.
Shqetësimin e shprehin edhe drejtuesit e bizneseve në zonat turistike. Në shumë raste ata nuk kanë para as për t’u kthyer kusurin atyre që paguajnë me para në dorë.
Se çfarë do të ndodhë, është sërish në duart e grekëve, të cilët të dielën do të votojnë “pro” ose “kundër” marrëveshjes me kreditorët e huaj, që deri tani kanë financuar borxhin e Greqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY