FOTO/ Sfidojnë arabët, prodhojnë supermakinë e mbuluar me diamante

FOTO/ Sfidojnë arabët, prodhojnë supermakinë e mbuluar me diamante

92
0
Shares

Arabët prodhojnë supermakinën e parë, një model unik në botë. Likan Supersport kushton 3.4 milionë dollarë dhe është prodhuar nga W Motors, me seli në Dubai.
Por çfarë e bën atë të veçantë?
Fenerët e saj kanë 420 diamante ndërsa për sediljet janë përdorur fije ari. Një tjetër element luksi është edhe ora e prodhuar nga Fanck Muller. Shpejtësia maksimale mund të arrijë  në 395 km në orë.
lykan5Veç makinës, klienti merr një paketë të tërë lehtësirash. Atij i jepet një sistem shërbimi botëror, ku shtypja e një butoni në makinë, shndërrohet në një këshilltar teknik që i vjen menjëherë në ndihmë. Gjithashtu janë parashikuar edhe të ashtuquajturit “mjekët fluturues”, një ekip inxhinjerës, që do të fluturojnë, në çdo vend të botës për të mbërritur tek makina.
lykan-1Presidenti i W Motors, Ralf Debas, me origjinë libaneze, shpjegon se prodhuesit e parë në Lindjen e Mesme do ta ndihmojnë kompaninë të kuptojë se cili është grupi i blerësve në vendet e pasura me naftë.
“Ne po ndërtojmë diçka historike, tha ai, në çdo hap gjatë rrugës sonë, po marrin mbështetjen e vendeve arabe, të cilët po na ndihmojnë të jemi krenarë dhe të rrisim trashëgiminë”, shprehet ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY