ARTAN FUGA/Durrësi

ARTAN FUGA/Durrësi

290
0
Shares

Nga të gjitha qytetet e botës, të galaksive po deshët, zgjedh vetëm një, Durrësin…

Durrësi dhe Roma, Athina e Lashtë, të tjerët në shekuj kanë qenë thjesht stacione autobuzi urban drejt plepave…

Nuk di se çfarë jap thjesht për një xhiro trotuareve ku durrsakët e lashtë, helenë, romakë, venecianë, pijnë kafen dhe birrat e tyre poshtë çadrave me reklama pepsi.

Pastaj ha edhe një parfe a kasatë bllaca, zhytu njëherë nga amfiteatri, dhe pi një kafe te torra veneciane, pranë dritares me hekura, disashekullore, duke lexuar “Panorama Sport”, a “Intervista”.

Aman kamarier, sa bakshish do që ta ulësh atë radion e ta mbyllç atë televizor me klipe idiote këngëtaresh poaq idiote dhe histerike.

Lëre erën e detit të këndojë, na të gjithë lekët që kam në xhepa…

Nuk ka nevojë për referendume…

As zhurma e podiume…

Deti barazon mes dallgësh që përplasen mbi rërë a beton.

Qytet që matet me kohra mijravjecare tërmetesh.

Cdo sekondë në Durrës është mijravjet jetë e fituar.

Pikë pikë rrjedh uji në galerinë e luanëve.

Unë shihem sy më sy me macen e shtëpisë përballë shkallareve të amfiteatrit, që nuk kupton se jeton mbi mijëra vjet që zbusin tigrat…

Carçafë të bardhë, varur, në amfiteatër, thahen nga era e detit, lum ata që flenë mbi ato aroma.

Mos i hekurosni…

Trageti vjen drejt çarçafeve të varur.

Ikni, ikni, andej nga rrëpirat mbi det, andej nga paradokset logjike të malësive detare, është bukur andej hë???… Andej nga fiqtë detit.

Në esfelt vafshi ! smile emoticon

Na lini ne në Durrës me kandilat e bardhë…

Cfarë nuk do të jepja të bëhesha qytetar i Durrësit, aty ku vinin pelegrinët norvegjezë nga Deti i Veriut, majë balenash dhe delfinësh, për të ikur drejt kockave të Krishtit, në tokën e premtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY