Edi Rama në Financial Times: Po nuk erdhi Evropa në Ballkan, do...

Edi Rama në Financial Times: Po nuk erdhi Evropa në Ballkan, do të vijë ISIS

59
0
Shares

Bashkimi Europian duhet të përmbushë pritshmëritë që kanë shqiptarët dhe gjithë Ballkani ndaj Integrimit Europian, përndryshe hapësira për zhvillimin e islamit radikal do të jetë e madhe, ka deklaruar kryeministri Edi Rama për të përditshmen ndërkombëtare, Financial Times.

Dhjetë vjet më pare, tha Rama, 98 përqind e shqiptarëve besonin tek Amerika, pastaj tek zoti dhe Europa. Sot, sipas tij, kjo nuk ndodh më.

Një i ri në Tunisi ose Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme, thotë Rama, por në Shqipëri ylli në qiell është Europa.

Sot, sipas tij, situata nuk është më njëlloj. Para dhjetë vjetësh do të kishte qenë e pamundur që shqiptarë të luftonin në vende të tjera, siç ndodh sot në Siri dhe Irak.

Kryeministri shqiptar për financial times thotë se Ballkani ka nevojë për Europën dhe Europa ka nevojë për Ballkanin sepse integrimi i Ballkanit është mbi të gjitha një çështje sigurie për Europën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY