VRASJA E TURISTEVE/Ekzekutimi i çekëve u njoftua që në 20.00, policia reagoi...

VRASJA E TURISTEVE/Ekzekutimi i çekëve u njoftua që në 20.00, policia reagoi me vonesë

66
0
Shares

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se vrasja është njoftuar shumë herët, rreth ores 20.00 policia ka marre nje telefonate nga nje shtetas ne vendin e quajtur fshati Prekal komuna Postrribe i cili ka njoftuar se ne rrugen kryesore eshte nje mjet me dy shtetas te huaj nje djale dhe nje vajze te vrare me arme zjarri automatik.

Policia ka ardhur me shumë vonesë në vendngjarje duke ndjekur një protokoll i cili nuk siguron ndihmë për personat ndoshta ende të gjallë. Në fillim ka shkruar në vendngjarje policia rrugore, e cila është e paspecializuar për hetim apo ndihmë të shpejtë. Pas policisë rrugore ka mbërritur zjarrfikësja dhe në fund kanë ardhur reparte të tjera policore me ndihmë mjekësore si dhe grupi i hetimit. I gjithë ky proces është i shtrirë në më shumë se dy orë.

Policia në vendngjarje njofton jozyrtarisht se turistët e ekzektuar janë grabitur pas vrasjes dhe kam mundësi që bashke me materiale të tjera të grabitura të jenë marrë edhe dokumentat e identifikimit.

Aktualisht ështe siguruar vendi i ngjarjes dhe pritet të merren trupat per autopsine. Nderkohe po punohet me policine lokale per te evidentuar elementet problematike te zones. Në operacion janë përfshirë dy grupe RENEA, forca të repartit 712 të Tiranës etj. Deri tani janë ndaluar 6 persona të cilët mendohet se do të japin të dhëna të rëndësishme për ngjarjen.

Cifti cek ka qëndruar një natë në kampingun që ndodhej jo më shumë se 200 metra nga vendi i vrasjes. Makina e tyre ka qënë luksoze, cfarë mund të ketë tërhequr vëmendjen e grabitësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY