Tiranë, shoqërohet nga policia Tuna dhe Cozman, ju gjenden 20 gramë hashash

Tiranë, shoqërohet nga policia Tuna dhe Cozman, ju gjenden 20 gramë hashash

112
0
Shares

Policia e Tiranës ka shoqëruar natën midis të premtes dhe të shtunës, këngëtarin Cozman (Ylber Abdullahu) 30 vjeç me partenren e tij, këngëtaren e njohur Tuna (Altuna Sejdiu). Shoqërimi i tyre u bë sepse këngëtari u kap me 20 gramë hashash te cilën e kishte fshehur në të mbathura. Ndalimi është bërë nga policia në zonën pranë kryqëzimit të Stacionit të Trenit.
Ka qenë një kontrolli rutinë injësisë “Shqiponja” ndaj Cozman i cili udhëtonte me mjetin tip “Range Rover” me targa angleze PEIO SYF, më pas ai është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj. Pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar cannabis sattiva në një sasi prej rreth 20 gramësh.
Cozman ishte nën shoqërinë e këngëtares Tuna dhe dy personave të tjerë, ndërsa po ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish-piramida.
tuna cozmanMësohet se fillimisht këngëtarja Tuna ka kundërshtuar verbalisht kontrollin duke pretenduar se”jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare, nuk keni pse na kontrolloni”.
Por më pas, ku iu gjet lënda narkotike të dashurit të saj këngëtarit Cozman, Altuna ka kërkuar mëshirë nga ana e efektivave të policisë duke u shprehur.
“Ju lutemi na falni se hashashin e kemi për përdorim vetjak”.
Cozman është prangosur, pasi ju gjend bima narkotike  dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme hetimore në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë. E ndaluar është mbajtur dhe këngëtarja Tuna, për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Akuza që rëndon mbi këngëtarin Cozman është ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal ku dënimi parashikohet nga 5 deri në 10 vjet.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY