Fier, digjen tre automjete në parking, mister shkaqet

Fier, digjen tre automjete në parking, mister shkaqet

90
0
Shares

Tre automjete të parkuara janë djegur në qytetin e Fierit. Fatmirësisht nga djegia e automjeteve në orët e para të së shtunës nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” ku dy prej automjeteve janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një mjet është dëmtuar pjesërisht. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët të cilat po rrezikonin dhe djegien e mjeteve të tjera të parkuara aty pranë.
Sipas policisë fillimisht është djegur një mjet tip “Benz” dhe më pas nga flakët janë përfshirë edhe dy makina të tjera që kanë qenë afër.
Një prej automjeteve të përfshira nga flakët është me targa AA 904 FU. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të djegies së automjeteve.
Diegia e automjeteve në Fier, pikërisht në të njëjtën lagje, është rast i përsëritur…  Më se dy muaj më parë, u dogjën dy automjete të tjera…

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Fier_digjen_dy_automjete_tip_BMW_gjate_nates_1506_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY