Menaxheri: Cozman dhe Tuna u ndaluan nga policia e Tiranës se...

Menaxheri: Cozman dhe Tuna u ndaluan nga policia e Tiranës se shkelën semaforin

309
0
Shares

Menaxheri i këngëtarëve Cozman dhe Tuna, me anë të një komunikate për media ka pranuar ndalimin dhe shoqërimin e tyre nga policia e Tiranës, por saktëson se ndalimi është bërë për mosrespektim të semaforit.
“Menaxhmeri i reperit, Cozman dhe Tuna, i hedhë poshtë kategorikisht të gjitha raportimet e rrejshme të mediave dashakeqe dhe konspirative, se artistët janë zënë me mjete narkotike në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Fenix Team sqaron për publikun dhe mediat se këngëtarët janë ndalur nga policia, 10 minuta pas përfundimit të performancës së tyre në SummerFest 2015 në Tiranë, organizuar nga Top Channel, dhe janë ndaluar për drejtim të veturës me shpejtësi dhe mos respektim i rregullave të komunikacionit (mos respektim i semaforit , “kalimi në të kuqe”), e jo për posedim të mjeteve të palejuara nga ligji.
Artistët nuk janë arrestuar. Tashmë janë duke arritur në Dhërmi, ku edhe do të fillojnë xhirimet e projektit të ri muzikor.
Kërkojmë nga mediat jo serioze dhe shpifëse, që të kenë kujdes me raportimet e tyre, dhe që së pari t’i konfirmojnë informacionet e tyre, para publikimit”, reagon menaxheri i Cozman dhe Tuna, Fenix Team.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Tirane_shoqerohet_nga_policia_Tuna_dhe_Cozman_ju_gjenden_20_grame_hashash_4324_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY