Cozman rrezikon 5 – 10 vjet burg. Policia konfirmon: U arrestua për...

Cozman rrezikon 5 – 10 vjet burg. Policia konfirmon: U arrestua për 20 gramë “Cannabis Sattiva”

86
0
Shares

Burimet zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kanë hedhur poshtë pretendimet e menaxherit të këngëtarëve Cosman e Tuna, ndërsa ka konfirmuar se partneri i këngëtares së njohur edhe me nofkën “Zogu”, është arrestuar për posedim të 20 gramë, “Cannabis Sativa”.
“Më datë 04. 07. 2015, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, u arrestua shtetasi Ylber Abdullahu, 30 vjeç, sepse në rrugën ‘Asim Vokshi’ në mjetin tip ‘Range Rover’ me targa PE 10 SYF, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 20 grame lëndë narkotike e llojit ‘Cannabis Sattiva’ (Neni 283 i Kodit Penal)”, thuhet zyrtarisht në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, sipas Nenit 283 të Kodit Penal, Ylber Abdullahu (Cosman), rrezikon një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg.

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Miratuar me ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995
Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013



Neni 283
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
(Ndryshuar paragrafi I, shtuar paragrafi II me ligjin nr. 8733,   datë 24.1.2001, neni 63)
Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike  dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet. 
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet
vjet.

 


Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Tirane_shoqerohet_nga_policia_Tuna_dhe_Cozman_ju_gjenden_20_grame_hashash_4324_1.php

… Si edhe …

/web/Menaxheri_Cozman_dhe_Tuna_u_ndaluan_nga_policia_e_Tiranes_se_shkelen_semaforin_4329_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY