Korçë, përdhunoi një 15-vjeçare, pranoset 26 vjeçari

Korçë, përdhunoi një 15-vjeçare, pranoset 26 vjeçari

60
0
Shares

Një i ri 26 vjeç është arrestuar nga policia e Korçës për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të mitur.
Policia e Korçës bën me dije se më datë 04.07.2015, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Denis Xhika, vjeç 26, banues në Korçë.
“Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen D. R., vjeç 15, banuese në Korçë”, citon njoftimi i policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY