Ligji i ri për arsimin e lartë, Rama: Autonomia e universiteteve një...

Ligji i ri për arsimin e lartë, Rama: Autonomia e universiteteve një farsë, nuk çojmë para te privati

65
0
Shares

Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e Komisionit Evropian zhvilloi sot një tryezë diskutimi mbi Ligjin e ri te Arsimit te Larte dhe Kërkimit Shkencor.
Në tryezën e diskutimit ishte i pranishëm Kryeministri Rama, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Drejtori i Përgjithshëm për Arsimin dhe Kulturën në Komisionin Evropian, Xavier Prats Monne.
Në këtë tryezë, Kryeministri Edi Rama mbrojti ligjin e ri për arsimin e lartë dhe renditi, sipas tij, një sërë avantazhesh të këtij ligji në krahasim me ligjin ekzistues.
“Ajo që është quajtur deri sot autonomi është një farsë e bazuar në një sistem të korruptuar me gjoja me sistem zgjedhjesh, që nuk ka prodhuar autonomi, por papërgjegjshmëri në raport me detyrimet ndaj publikut. Ky sistem, që hyn në fuqi me ligjin e ri, vendos bazën e një autonomie reale universitare dhe siguron që në emër të autonomisë të mos zhvillohet anarkia dhe mediokriteti maksimal”, deklaroi Rama.
Një nga pikat më të kritikuara të ligjit të ri është çështja e financimit. Kundërshtarët e ligjit thonë se përmes tij financohet arsimi privat me paratë publike. Por kryeministri e hodhi poshtë këtë.
“Me ligjin e ri nuk çojmë para publike në institucionet private. Kjo nuk ekziston. Kush thotë këtë spekulon për t’i bërë moral gjasme interesit publik, por që ka interesin e një kaste. Ne nuk çojmë para publike në institucionet private, e kundërta është e vërtetë; pranojmë financimin privat në arsimin publik. Para publike tek private nuk shkojnë, privatët bëjnë financim publik për arsimin publik. Është një spekulim dhe është për të ardhur keq”, tha ai.
Sipas kryeministrit, ligji i ri garanton dy përbërës plotësues me njëri-tjetrin; cilësinë akademike dhe atë administrative. Rama tha se ndarja e deritanishme, arsim publik dhe arsim privat është e padrejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY