Kriza që ka mbërthyer Greqinë ka frenuar edhe turistët shqiptarë. Prenotimet kanë rënë gradualisht këto ditë. Por nuk ka pasur anulim të rezervimeve të mëparshme, siç po ndodh me të huajt, ku të dhënat tregojnë se, rreth 50 mijë turistë po i anulojnë çdo ditë pushimet në Greqi.
Vetëm nga vendi ynë, Greqia do të presë 10 për qind në 15 për qind më pak turistë sesa ishte parashikuar. Edhe pse Greqia ka ulur ndjeshëm çmimet, situata i shqetëson turistët.
Vetëm në muajin Qershor të këtij viti, rreth 10 mijë shqiptarë kanë zgjedhur si destinacion Greqinë për të kaluar pushimet.
Ndërsa vitin që shkoi, në total numri i vizitorëve ishte afro 40 mijë. Shoqata e Operativëve Turistikë thotë se, mesatarisht 40 për qind e tregut turistik shqiptar është e orientuar drejt Greqisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/