Qeveria ka emëruar sot, kreun e ri të Drejtorisë së përgjithshme të Doganave. Pranvera Fagu, sërish një tjetër femër, do të jetë nga sot, nr. 1 i Doganave.
Pranvera Fagu zëvendëson në këtë detyrë të komanduarën Irena Beqiraj. Irena Beqiraj e mbante këtë detyrë përkohësisht, që pas largimit të Elisa Spiropalit, nga drejtimi i Doganave.
Pranvera Fagu ka mbajtur deri tani, detyrën e drejtores së Shërbimeve Mbështetëse në ministrinë e Brendshme.





