Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merkel nesër në Tiranë, Policia publikon masat – rrugët që bllokohen

07/07/2015
Merkel nesër në Tiranë, Policia publikon masat – rrugët që bllokohen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka publikuar sot masat për vizitën që zhvillon nesër në kryeqytetin shqiptar, kancelaria gjermane Angel Merkel.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, policia e Tiranës, bënë të ditur për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, se në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime.
“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore. Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit”, apelon policia.
Pas Tiranës kancelaria Angela Merkeli do të udhëtojë për në Beograd. Kancelarja gjermane Merkel do vi në Rinas nesër në orën 13.15.
Nga Rinasi do pritet me ceremonial shtetëror para kryeministrisë. Pas takimit me Kryemsitrin do të ketë takim me Presidentin e Republikës dhe në fund te Qendra “Tirana Biznes” pranë Aeroportit të Rinasit.
Gjate kësaj vizite ajo do të sigurohet nga Forcat e sigurisë së Gardes së Republikës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ku policia do bëjë vetëm menaxhimin e trafikut gjatë takimeve që do të bëj Merkeli. Garda e Republikës do të ketë sigurinë e afërt fizike të kancelares Merkel. Ajo do të sigurojë Aeroportin e Rinasit, do të bëjë sigurimin e rrugë-kalimit nga Rinasi-Tiranë, do të siguroj lartësitë dominuese të itinerarit të lëvizjes, do të bëjë sigurinë e ambienteve ku do të zhvilloj takimet Merkeli. Gjatë vizitës së Merkelit do të patrullojë në ajër një helikopter i forcave ushtarake i cili më pas do të qëndrojë i gatshëm në Farkë. Nga grupi gjerman i sigurisë së Merkelit do vijnë nesër 4 shoqërues, ndërsa nga Garda parashikohen të marrin pjesë 400 forca sigurie ( siguri e afërt fizike, lartësitë, rrugë-kalimet, Aeroporti Nënë Tereza, qendra e biznesit Rinas, Kryeministri, Presidencë).

Akset me kufizim dhe bllokim qarkullimi për nesër, data 8 korrik 2015

• Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do vazhdojë normalisht)
• Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara
• Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”
• Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

“Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq”, bën të ditur më tej policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.