Një notar teksan u vra nga një krokodil 3 metra i gjatë.
Edhe pse ishte vendosur një pankartë informacioni ku shkruhej “krokodilë, ndalohet të laheni këtu”, një burrë 28 vjeç e ka injoruar këtë tabelë dhe është hedhur në ujë duke lënë jetën e tij.
Sipas një dëshmitari burri 28 vjeç kishte injoruar njoftimet, kishte thirrur “hajde shkoni q…. ju krokodilë” dhe është hedhur në uje. Ai menjëherë është sulmuar nga një krokodil 3 metra i gjatë që nuk i ka lënë shumë shans të notojë e as të shajë më krokodilët. Trupi i tij i coptuar është gjetur rreth 800 metra larg vendit të ngjarjes. Kjo ndodhi në Teksas në një zonë që është afër kufirit me Meksikën dhe që ka një numër të madh kafshesh dhe sidomos krokodilesh.





